Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 62-vjeçare është hedhur nga pallati, ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në rrugën "Mano Konomi" në kryeqytet.

62 vjeçarja me inicialet L.M është hedhur nga kati i 3-të i pallatit dhe përplasja me asfaltin ka rezultuar fatale për të.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet që çuan 62-vjeçaren drejt aktit ekstrem. Policia vijon hetimet.