Pasditen e sotme, tre makina janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës.
Në videon që sjell Lapsi.al, duken dy makina tip Golf dhe një Audi, ku kjo e fundit dhe njëri nga Golf-at është ngritur në karotrec.
Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po punon për të zbardhur shkakun e përplasjes.
Nuk bëhet e ditur nëse personat që ndodheshin në 3 automjetet kanë mbetur ose jo të lënduar. Kliko këtu për videon.





