Policia Kufitare e portit të Durrësit ka vënë në pranga 3 peshkatarë nga Kavaja dhe ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar.
3 të arrestuarit dhe personi që është shpallur në kërkim akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Sipas policisë, tre të ndaluarit, përkatësisht SH.C, H.K dhe M.H, vjeç 38, 36 e 54, banues në Kavajë, së bashku me S.K., 29 vjeç, i shpallur në kërkim, janë pjesë e ekuipazhit të një anije peshkimi.
Mësohet se në datë 10 prill ata kanë dalë për peshkim dhe kanë shkuar në portin e Barit, në Mal të Zi, ku janë furnizuar me naftë dhe më pas janë rikthyer në portin e Durrësit.
4 shtetasit në fjalë kanë kryer kështu dy shkelje ligjore, përkatësisht “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për të cilat pritet të dalin para drejtësisë.





