Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal dhe ka përcjellë çështjen në Prokurori për dy shtetas, të akuzuar se kanë goditur me mjete të forta një 29-vjeçar.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Durrësit bën të ditur se  “shtetasit F.B e L.B, vjeç 36 e 30, banues në fshatin Sukth i Ri, dyshohen se, në këtë fshat, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin V.N, vjeç 29, banues në fshatin Hamallaj”.

Mësohet se dy të akuzuarit janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ata akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim.