Artisti i madh i skenës, Mirush Kabashi, feston sot ditëlindjen. I lindur 69 vite më parë, në Shkodër, Kabashi e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në qytetin e Durrësit, ndërkohë që origjina e familjes së tij është nga Gjakova.
Në këtë 69-vjetor të ditëlindjes së tij, urime të shumta i kanë mbërritur aktorit të rreth 100 roleve, në teatër dhe filma, nga admirues të tij nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Krahas roleve në kinematografi dhe teatër, Kabashi ka bërë edhe prezantuesin e aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.
Pavarësisht të gjitha roleve të luajtura gjatë karrierës së tij të gjatë, roli me të cilin ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, ka mbetur ai i Sokratit tek “Apologjia e fundit e Sokratit”.