Dervis Arapi, 30-vjeçari të cilit iu vra i ati nga dy vëllezërit Ekonomi, kërkon vetëm drejtësi. Ai deklaron se nuk do të hakmerret për vrasjen barbare të babait të tij, por do të presë vendimin e gjykatës.
Në një prononcim për DurrësLajm, 30-vjeçari tregon se ishte nëna e tij, Vjollca, ajo që e lajmëroi se babai po rrihej nga vëllezërit Ekonomi.
“Mendova po më rrahin babën. Kur erdha, gjeta policin që po i bënte mesazh kardiak. Ishte i gjithi i shpërfytyruar dhe e humba toruan. Po i ngrija këmbët, sepse mendova se ndoshta po përmendej. Ne duam që ata që bënë këtë të vuajnë dënimin. Është mesazh që ata që bëjnë të tilla vepra barbare të marrin dënim nga drejtësia. Babai vdiq barbarisht i rrahur, e nuk vdiq nga zemra. Më vjen keq që iku në atë mënyrë, se babai im nuk ishte kriminel. Ata, nëse dalin nga burgu, nuk do t’u ndodhë gjë. Shteti duhet të tregojë që është shtet dhe t’i dënojë” tha ndër të tjera djali i vetëm i familjes Arapi.
Agim Arapi u qëllua barbarisht nga Kujtim e Kostandin Ekonomi mbrëmjen e 11 Prillit. Nga pamjet filmike të vëna në dispozicion nga familja Arapi shihet qartë edhe prania e dhëndrrit të tyre, Jurgen Kurti, por 23 vjeçari u la i lirë nga policia e Durrësit.
Ndjekim deklaratën e Dervis Arapit:
K.H.





