Është një nga eventet më të shumëpritura nga vipat botërorë.

Padyshim festivali në Coachella tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme në të cilën vipat shijojnë muzikën dhe aktivitetet artistike, ndërkohë që nuk mungojnë fotot pafund në rrjete sociale.

Por që prej disa viteve në këtë event nuk kanë munguar as personazhet e njohur shqiptarë. 

Gazeta Express sjell disa nga emrat e vipave shqiptarë që kanë pushtuar këtë vit festivalin më të njohur në Kaliforni. Disa prej tyre janë këngëtarja Dua Lipa, këngëtarja Rita Ora, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, menaxheri i njohur Alesio Aliaj dhe modelja me origjinë shqiptare Tika Camaj, këngëtarja Bebe Rexha, të cilët kanë publikuar në rrjete sociale foto nga eventi. 

Këngëtarja Era Istrefi do të performojë në këtë event.

Ndërkohë kujtojmë që një vit më parë pjesë e këtij eventi ishte edhe blogerja e njohur Armina Mevlani.