Policia ka vënë në pranga futbollistin e Domosdovës Kristjan  Lleshi, pasi goditi gjatë ndeshjes Tepelena-Domosdova arbitrin.

33-vjeçari, banues në Përrenjas, mësohet se ka goditur me grusht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, shtetasin Ardit Merdanaj, në stadiumin  “Sabaudin Shehu”, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, pëe veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".