Kristiano Ronaldo është në telashe dhe çfarë telashesh…! “Football Leaks” e akuzon hapur portugezin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë kundër dëshirës së saj më 13 qershor të 2009. Mësohet se portugezi, për t’ia hedhur paq me drejtësinë, ka paguar para në këmbim të heshtjes së vajzës, identiteti i së cilës thuhet se është zbuluar nga prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”. Stafi i Kristiano Ronaldos ka përgënjeshtruar menjëherë lajmin dhe madje pohon se Ronaldo nuk i ka paguar kurrë 375 mijë dollarë viktimës në këmbim të heshtjes së saj, edhe pse “Football Leaks” ka zbuluar se me transaksionin në fjalë është marrë një zyrë e famshme avokatie në Portugali në 2010.
“Der Spiegel”, e përjavshmja me tirazhin më të madh në Gjermani, shkon edhe më tej duke zbuluar se zotëron edhe identitetin e viktimës. Kjo nuk është hera e parë që Kristiano Ronaldo futet në të tilla telashe. Në 2005, kur ishte ende lojtar i United, ai u pyet për rreth tri orë nga “Scotland Yard”-i, pasi akuzohej prej dy vajzave se, në bashkëpunim me një mikun e vet, kishin abuzuar seksualisht mbi to.





