Dy të rinj janë shpallur në kërkim pasi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri punonjësin e një shoqërie private që jep makina me qira. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet.

Sipas policisë dy të rinjtë D.I, 24 vjeç, S. T, 26 vjeç të dy banues në Tiranë kanë tentuar të vrasin punonjësin L.Sh., 26 vjeç. Ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti. Punonjësi ka arritur t’i kapë pistoletën njërit prej autorëve dhe pas kësaj ata janë larguar me vrap.

Policia bën me dije se tek zyra e një shoqërie qe jep automjete me qira, dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti , fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë. Debati ka agravuar më tej dhe nje prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, shtetasin, L.Sh., 26 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me silenciator, tip “Zastava”, me 5 (pesë) copë fishek kalibër 7.65 mm.