Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka kryer vizitat e rastit në kishë ku ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve. Kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë urimin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë.

“Në këtë ditë të shënuar dëshiroj t'i shpreh të gjithë besimtarëve të krishterë të Durrësit dhe të gjithë vendit, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e kremtimit të Pashkëve: Gëzuar për shumë vjet festën e Pashkëve, ditën simbol të fitores mbi të keqen dhe Ditën e Ringjalljes. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia”,- u shpreh kryebashkiaku.