Ishte shtruar prej ditësh në spital, por sot pacienti 63-vjeçar u nda nga jeta, jo prej sëmundjes, por sepse ra nga kati i dytë i institucionit mjekësor. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Mësohet se Gëzim Malka, banor i fshatit Pacom të Përmetit, ndodhej prej disa ditësh i shtruar në repartin e Kirurgjisë së këtij spitali. Dyshohet se ai është hedhur vetë nga dritarja e katit të dytë, e si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.





