Ka humbur jetën një nga të rinjtë shqiptarë, që ndodheshin në një automjet tip “Golf”, që doli nga rruga në Rivergaro, Piacenza, Itali natën mes së premtes dhe të shtunës, dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një banese.
Viktima është një 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme në spitalin e Piacenza-s, pas lëndimeve të marra gjatë aksidentit të frikshëm, ndërsa tre të rinjtë e tjerë po mjekohen në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të gjithë të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruajnë mediet italiane.
Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç, ndërsa tjetri 20-vjeç. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk bëhet ende me dije nga mediat lokale.
Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.
Drejtuesi i makinës tip “Volksëagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë.
Automjeti u shkatërrua plotësisht siç duket edhe nga fotot dhe pamjet filmike nga vendngjarja, ndërsa 4 të rinjtë mbetën të bllokua brenda tij. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të rinjtë shqiptarë nga makina.





