Me qindra besimtarë të krishterë kanë marrë pjesë pasditen e sotme në ritualet fetare të organizuara në kishën ortodokse Shën Palit dhe Shën Asti të qytetit të Durrësit.

Një kortezh i madh besimtarësh ka shoqëruar Epitafin, atë që në fenë e krishterë simbolizon arkivolin e Krishtit të vdekur në kryq.

Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në bulevardin kryesor të qytetit.

Dita e sotme, në liturgjinë fetare, përkon me të Premten e zezë, që simbolizon vdekjen e Jezusit.

Jezu Krisht vdiq në kryq ditën e premte, për t’u ringjallur më pas mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diela, që përkon edhe me festën e Pashkëve, festa që së bashku me Krishtlindjen, është më e rndësishmja në kalendarin e krishterë.

(Fotot realizuar nga Denis Simaku)