Në Kampusin Universitar të UAMD – së është zhvilluar një leksion i hapur me Prof. Dr. Adrian Civici dhe Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa.

Tematika e trajtuar ishte: "Liberalizmi Ekonomik". Në këtë leksion, Civici dhe Xhepa sollën detaje të zhvillimeve ekonomike të sotme, ku një vend të veçantë iu kushtua lidhjeve që ekzistojnë mes ekonomisë dhe politikës, si dhe transformimeve të vrullshme të ekonomive të sotme krahasuar me të kaluarën e afërt, nën optiken e ekonomistëve të medhenj botërorë për transformimin e shërbimit material të shoqërisë.

Takimi u shoqërua nga një interes i lartë i studentëve, të cilët u drejtuan shumë pyetje mbi situatën e sotme ekonomike dy profesorëve.

K.H.