Në rrëfimin e saj për DurrësLajm, Vjollca Arapi, gruaja e të ndjerit Agim Arapi akuzon edhe 23-vjeçarin Jurgen Kurti si autor të vrasjes së burrit të saj.

Ajo tregon se ka parë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë dhe sipas saj Kurti i ka gjuajtur me diçka që I ka thyer kockën e hundës 60-vjeçarit Agim Arapi.

Ajo vë në dispozicion të DurrësLajm edhe pamjet filmike, që sipas saj dokumentojnë pjesëmarrjen e Jurgen Kurtit në krimin ndaj bashkëshortit të saj të ndjerë.

58-vjeçarja deklaron se në vrasjen e të shoqit pjesëmarrës është edhe 23-vjeçari Jurgen Kurti, që sipas saj ishte edhe molla e sherrit midis tyre, që solli vrasjen e të shoqit brenda dyqanit ushqimor.

Në orën 18 e 54 minuta shikohet nëpërmjet një kamere sigurie që ka nisur sherri brenda në dyqan, ndërsa pas 8 minutash mbërrin makina e policisë dhe rreth pesë minuta më pas vjen autoambulanca.

Filmimet tregojnë Jurgen Kurtin që ka hyrë disa herë brenda dyqanit, por largohet nga vjehrri i tij.

Në një moment kuptojnë që po filmohen dhe vjehrri i thotë të largohet nga aty.

Kurti mer makinën dhe ikën. Kur vjen policia kanë kaluar 8 minuta.

Polici i bën shtypje të zemrës, por 60-vjeçari ka ndërruar jetë.

Gati 15 minuta më pas vjen ambulanca.

K.H.