Droga që po kalon “lumë” nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve të saj, solli në Durrës kryeprokurorin e vendit Adriatik Llalla. Në një takim që bëri me prokurorë të Durrësit, kryeprokurori tha se u diskutuan problemet më të mëdha me të cilat përballet organi i akuzës.
Llalla komentoi edhe “zërat e ngritur një ditë më parë, për një “atentat të mundshëm ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, por edhe akuzat e Bashës në drejtim të kryepolicit të Durrësit Perlat Cullaj, për magazinat me 100 ton drogë në Manëz të Durrësit.
Ndjekim deklaratën e kryeprokurorit në Durrës.
K.H.





