Kreu i policisë së Durrësit, Perlat Cullaj, ka reaguar lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e akuzoi se ka dy magazina me 120 ton drogë, në Manzë dhe Ishëm.
Por sipas kreut të policisë së Durrësit, këto janë akuza të pavërteta.
“Akuzat ndaj meje janë të pavërteta, janë broçkulla politike. Basha t’i drejtohet organeve të akuzës për akuzat” tha Cullaj për News 24.
Më herët, nga sheshi i lirisë, Basha tha për Çullaj:
“E di unë, e di ai, ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e çdo agjencie ligjsbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre. Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina”.





