Kryeministri Edi Rama transmetoi live nëpërmjet televizionit të tij në Facebook ERTV një intervistë të duke publikuar edhe detaje nga negociatat me opozitën, ndërkohë që kur plani bëhej i madh nga kamera, në kurrizin e tij, sipër karriges vërehej një detaj. Rama kishte të vendosur sipër karriges së tij bluzën e Lorik Canës.
Nuk dihet nëse bluza ka mbetur aty nga ndonjë aktivitet i mëparshëm apo vetë stafi i kryeministrit e ka vendosur aty, megjithatë mund të thuhet se është parë nga shumë qytetarë që e ndoqën intervistën e tij live nëpërmjet televizionit ERTV në pronësi të Ramës në Facebook.