Mbrëmjen e 6 dhjetorit, teksa zbriti nga makina e ortakut të tij shqiptar për të shkuar në banesë, Ariel Iannarelli u përplas nga një makinë në rrugën dytësore Golem-Plepa, te vendi i njohur si Shkëmbi i Kavajës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës e pushoi çështjen penale ndaj drejtuesit të automjetit që e aksidentoi, një 27-vjeçar nga Golemi, i cili rezulton të jetë larguar nga vendi.
“Pasi dola nga spitali zbulova që isha unë fajtori. Nuk e di sesi e bënë. Falsifikuan, manipuluan? Duket qartë që diçka ka ndodhur. Nuk ka një kartelë klinike. Shkruhet: plagë të lehta sipërfaqësore. Unë rrezikova jetën. Kam muaj në spital. Duhet të bëj operacione. Si e bëri Prokuroria këtë? As Ambasada (italiane) ime s’më ka ndihmuar. Tani e kuptoj se çfarë është korrupsioni. Nuk më kanë pyetur asgjë në polici. Prokuroria nuk e gjeti fajtor atë djalin. Si dolën në këtë përfundim?”, thotë Ariel Iannarelli, sipërmarrës.
Biznesmeni 37-vjeçar nga Italia tregon se në spital e vizitoi i ati i drejtuesit të mjetit, duke i kërkuar një marrëveshje, por ai nuk pranoi.
“Nuk është e drejtë që një njeriu, i cili vjen nga jashtë të investojë këtu, i duhet të kalojë këtë situatë që kalova unë. Kjo që më ndodhi mua mund të ndodhte në çdo vend në botë, por ata që kanë në dorë ligjin e bëjnë dallimin. Është ajo që ndodhi më pas që e bën skandaloze. S’e kuptoj si e kanë punuar. Kush gaboi duhet të paguajë. Shpenzimet i heq të gjitha unë. Unë me paterica endem nëpër gjykata. Në Itali kjo s’do të kishte ndodhur kurrë. Kjo është e turpshme!”, tha më tej ai.
Në fund të muajit shkurt, Iannarelli i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me një ankim kundër vendimit të pushimit të çështjes penale dhe pret që çështja të rihapet. Ai thotë se mjeti që e aksidentoi nuk ishte ai i deklaruar nga oficeri i Policisë Gjyqësore, një “Benz” i blerë një ditë para aksidentit, por një fuoristradë e bardhë, gjë që e dëshmon dhe ish-ortaku i tij, Genti Meçaj.
Iannarelli pret që faktet të zbardhen dhe të vendoset drejtësi./ Top Channel
Kalvari i biznesmenit italian që kërkon drejtësi në Durrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjermania po plaket dhe po tkurret më shpejt nga sa mendohej
Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë
Avioni rrëshqet nga pista gjatë uljes dhe përplaset me makinat, 20 viktima dhe 30 të plagosur
Përshkallëzojnë tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon me raketa Teheranin





