Vetëm 45 parti do të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit. Të paktën ky është numri zyrtar i raportuar sot në mbledhjen e KQZ-së, ku kreu i këtij institucioni bëri me dije edhe faktin se ka përfunduar afati për regjistrimin e partive të tjera.
Sot u regjistruan edhe 13 parti të tjera, ndërsa rreth 27 parti opozitare nuk janë bërë ende pjesë e garës elektorale pasi kërkojnë krijimin e qeverisë teknike.
"Janë parti që kanë depozituar aktet brenda afatit por kanë ka vazhduar procedimi i materialit ndaj dhe regjistrohen ditën e sotme. Afati ka përfunduar. 45 parti të regjistruara përfundimisht”, tha Biba. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë do të prodhohen 62.937 fletë votimi ndërsa u caktuan edhe disa qendrave të votimit në ndërtesa private
“KQZ vendosi të miratojë sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimit për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë të datës 7.05.2017. Kush është dakord për aktin? 6 vota pro” theksoi kreu i KQZ-së. KQZ vendosi gjithashtu shtyrjen e shqyrtimit për në mbledhjen e ardhshme të projektvendimit, “Për shqyrtimin e raporteve të auditëve teknicien, Andi Erebara dhe Armando Teliti”.





