- Kërcënon me automatik bashkëshorten, por arrestohet në flagrancë nga policia.
- Sekuestrohet një automatik, 40 fishekë dhe një mjet
Ndërhyrja në kohë e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë ka bërë të mundur parandalimin e një krimi brenda në familje.
Burime policore bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Genci Boja, 54 vjeç, banues në Krujë.
Ngjarja
Genci Boja, mesditën e ditës së sotme, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen L.B. (Oficere Policie).
Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon tip Benz, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
- arma që donte të kryente krimin dhe 40 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Dhunë në familje” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 130 dhe 278 të Kodit Penal.





