Personi në foto është 60-vjeçari që humbi jetën një natë më parë në qytetin e Durrësit, pas një konflikti të dhunshëm brenda dyqanit të tij në bulevardin "Epidamn", në lagjen numër 3.

Agim Arapi ndërroi jetë pasi u godit me grushta e sende të forta nga Kostandin e Kujtim Ekonomi. Shkak i sherrit sipas policisë u bë mospagesa nga ana e vëllezërve Ekonomi e pagesës prej 130 mijë lekësh të vjetra, që i jepej Arapit për tubin e ajrimit, që kalonte në pallatin ku jetonte ky i fundit.

Ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se viktima ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, pasi nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.