Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata”.
Në një dalje për mediat nga sheshi “Skënderbej”, ku ka inspektuar procesin e vaksinimit, Rama e ka anashkaluar pyetjen e gazetarëve duke thënë se është i fokusuar 100% te punët.
“Jam i fokusuar 100% te punët. Nuk ka kohë për pushim dhe jam i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në telenovelë rraskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sa vaksina kryhen gjatë ditës dhe sa kantieret përparojnë duke përmbushur angazhimet tona dhe mbi të gjitha, jemi duke punuar për mandatin e tretë dhe së shpejti do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në kongresin e 12 qershorit”, tha Rama.





