Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, të llojit kokainë dhe marijuanë. Në pranga janë vënë 33 persona, mes të cilëve 27 italianë dhe 6 shtetas shqiptarë, raporton “Repubblica.it”.
Operacioni është zhvilluar në Milano, Trieste, Treviso dhe Varese dhe janë sekuestruar një sasi prej 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, disa armë zjarri, 11 automjete dhe gjysmë milion euro para cash.
Operacioni i koduar “Old Story Eden” filloi pas monitorimit të grupit kriminal i cili tentonte të investonte paratë e fituara nga grabitjet në tregun e drogës.
Në vijim, priten më tepër detaje rreth operacionit dhe identitetit të të arrestuarve.
S.L.





