- Policia e Durrësit vijon zbatimin e planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale
- Janë kontrolluar 100 mjete.
- Është kapur një person me lëndë narkotike Cannabis Sattiva
Intensifikohen kontrollet në terren për persona me precedentë penalë, në kërkim apo për sende të kundraligjshme.
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, nga ora 18:00 e ditës së sotme dhe deri në orët e para të mëngjesit të së nesërmes do të vijojnë zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
Në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit.
Sipas policisë, deri tani janë kontrolluar 100 mjete, ndërsa është kapur një shtetas me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, ushtrojnë kontrolle në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimin e mjetit jo në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimit e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
“Kontrolle të tilla do të vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit dhe ditët në vijim nga Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ku nuk do të ketë tolerime për asnjë individ që nuk respekton normat ligjore” njofton policia e Durrësit.





