Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Durrësit janë dorëzuar 5 armë zjarri si dhe 345 fishekë.
Të ndarë sipas komisariateve të policisë, rezulton se në Komisariatin e Policisë Durrës janë dorëzuar 3 armë zjarri, 4 krehëra dhe 255 fishekë. Ndërsa në Komisariatin e Policisë Shijak janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 90 fishekë.





