4 automjete kanë mbetur të përfshira në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.

Në aksident kanë mbetur të përfshirë një automjet tip Toyota, një BMW X6, një BMW X5 dhe një tjetër mjet.

Nga informacionet e para që vijnë nga vendi i ngjarjes, mësohet se paraprakisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale tek automjetet e përfshira në këtë aksident të pak minutave më parë.

Siç shihet edhe nga fotot që DurrësLajm sjell nga vendngjarja, aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjata automjetesh në autostradë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore që po punon për rikthimin e normalitetit ne vendin e aksidentit dhe njëkohësisht për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.