Për rreth 2 orë, në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës u mbajtën homazhet në nderim të ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, vrarë një natë më parë pranë banesës së tij, në kryeqytet.
Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë, miq, kolegë e të afërm nderuan për herë të fundit 42-vjeçarin, baba i dy fëmijëve. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i shprehu ngushëllime familjes, ndërsa vlerësoi karrierën e tij. Më herët, Xhafaj mblodhi me urgjencë drejtuesit e Policisë së Tiranës në një takim ku mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe dy prokurorë të Krimeve të Rënda.
Homazheve në nder të drejtuesit të lartë të policisë të ndarë nga jeta mbrëmjen e të shtunës iu bashkuan edhe drejtuesi i Policisë së Shtetit Haki Çako, kreu i SHISH-it Visho Ajazi Lika, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga deputetë demokratë. Basha e cilësoi të ndjerin si oficer me rezultate të larta në punën e tij për të luftuar krimin në vite të vështira për vendin.
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-komisarit të policisë Artan Cuku shprehu edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili dënoi me forcë dhe ashpërsi vrasjen kriminale dhe autorët e saj. Edhe Avokati i Popullit, ndërsa shprehu keqardhje për ndarjen e tij nga jeta, u bëri thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen e rëndë.
Përcillet ish-drejtuesi i policisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çmontohet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali, 4 të arrestuar! Kapen 10 kg kokainë me logo të markave të modës me vlerë 2.5 mln euro
Mashtronte shtetas të huaj me bursa fiktive online, zbulohet sërish call center në Tiranë, arrestohet 25-vjeçarja
Shqipëria mirëpret misionin vlerësues MONEYVAL, zv.kryeministrja Koçiu: Moment kyç për progresin e reformave kundër pastrimit të parave
Pushimet kthehen në tragjedi! Turisti gjerman vdes pas kafshimit të gjarprit gjatë një shfaqjeje në hotel





