Personat e prekur nga depresioni duhet të këshillohen më parë me mjekët ekspertë dhe jo t'i drejtohen farmacisë për marrjen e e qetësuesve. Mjekët psikatër thonë se as farmacistët nuk duhet të japin medikamentet pa recetën e mjekut. Në Shqipëri ka një grup medikamentesh antidepresivë që rekomandohen nga mjekët, por bluzat e bardha thonë se depresioni mund të trajtohet edhe me këshillim.
Në mjaft raste pacientët që vuajnë nga forma të ndryshme të depresionit zgjedhin të behën mjekë të vetes duke blerë në farmaci medikamentet antidepresivë.
Në këtë rast mjekët mendojnë se gabohet në dy drejtime, nuk kurohet çrregullimi pa diagnostikim dhe farmacitë nuk duhet të japin medikamente pa recetën e mjekut.
Arjana Rreli: "Jo vetëm që nuk tentohet dhe nuk duhet të tentohet marrja e këtyre medikamenteve apriori pa rekomandimin e mjekut specialist të fushës por dhe siç rëndom ndodh, persona të cilët kanë tentuar të vetëmjekohen shkojnë dhe marrin ansiolitikë të cilët janë vetëm mpirës të ankthit dhe nuk i bëjnë asgjë depresionit".
Pa recetë të mjekut mund të merren vetëm medikamente të lehta me përmbajtje bimore siç mund të jetë persen, vagostabil, alora, ndërsa frenuesit selektiv duhet të ekzekutohen nga farmacitë vetëm me recetën e mjekut.
Arjana Rreli: "Edhe pse një faramacist mund të sugjerojë përdorimin për kohë të shkurtër, personit i pëlqen kjo lloj zgjidhje dhe vazhdon ta përdorë si zgjidhje. Në fakt ajo që thashë, ka krijuar një problem të dytë. Prandaj psikotropët duhet të merren patjetër me përshkrimin e mjetit specialist".
Mjekja psikatre Arjana Reli me një eksperiencë të gjatë pune në këtë drejtim, thotë se depresioni është i lidhur ngushtësisht me stresin dhe ankthin.
Në ambjentet e punës manifesitimi i çrregullimit mund të shfaqet në forma të ndryshme, ndërsa në shkallën më të lartë duhet të trajtohet me ekspertë. /Ora News/