Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Lëkundjet sizmike kanë qenë të forta, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës righter, ndërkohë epiqendra e tij ka qenë 2 km pranë Kurbneshit.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.





