Policia e Shijakut ka bërë të mundur arrestimin e një 47-vjeçari të shpallur në kërkim.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi A.Keçi, banues në Shijak, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 2 muaj burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Për veprime të mëtejshme u njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.





