Është zbuluar sot identiteti i tre trafikantëve të drogës, të cilëve iu sekuestrua një sasi prej 1.5 tonësh lëndë narkotike breda një gomoneje.

Policia e Shtetit bëri me dije detaje të reja lidhur me Operacionin e përbashkët antitrafik ndërkombëtar i cili nisi mbrëmjen e 6 prillit 2017 dhe u mbyll një ditë më pas në afërsi të Kalabrisë ku dhe filloi  ndjekja e gjatë në det e gomones me motorë të fuqishëm nga 400 cv”.

Në momentin kur ata kanë parë se nuk do i shpëtonin policisë kanë hedhur ngarkesën e drogës në det.

“Lënda narkotike është rekuperuar në Kalabri të Italisë, atje ku ata e kanë hedhur në det gjatë ndjekies nga policia” .

Tre skafistët e arrestuar janë
D. L, 27 vjeç, Fier.
K.S, 19 vjeç, Fier.
A. A, 36 vjeç, Vlorë.

Ndjekja e skafistëve filloi në mbrëmjen e datës 6 prill dhe përfundoi rreth orës 16:00 të datës 7 prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.

 “Roja Bregdetare dhe QNOD kishin njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit. Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kishin sinjalizuar dhe ishin aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex.