Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në transformatorin që furnizon me energji një gurore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizanë të Krujës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02.30 dhe si pasojë e tij janë shkaktuar dëme të vogla materiale në transformatorin e energjisë elektrike, ndërsa biznesi i shtetasit R.Sh. nuk ka pësuar dëme, njofton Policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.