Këngëtarja e popit, Beyonce është shpallur si një nga emrat më të njohur që kanë influencën më të madhe në rrjetin social, Instagram pasi fiton 1 milion dollarë për çdo postim.

Shifrat janë të bazuara në disa faktorë, që përfshijnë numrin e ndjekësve dhe mënyrën e përdorimit të këtij rrjeti.

“Fakti që publikon pak gjëra, por ekskluzive dhe të kuruara e bën audiencën e saj që të çmendet,” – ka thënë Frank Spadafora, shefi i ‘D’Marie Analytics’, një shoqëri që bën statistikat e rrjeteve sociale.

Popullariteti i Beyonce u tregua në fillim të vitit, kur ajo publikoi një foto duke njoftuar se pret dy binjakë, e cila ka thyer rekord me mbi 6 milionë klikime në vetëm 8 orë.