Këta që shihni në foto janë disa prej shqiptarëve të dënuar sot nga gjykata e Blackfriars Crown në Mbretërinë e Bashkuar me më shumë se 100 vite burg.

Ata janë pjesë e bandës së krimit të organizuar që përdorte pjesën e modifikuar të makinës së tyre të tipit “Bentley” për të fshehur kokainën e kontrabanduar, shkruan Mirror.

Banda ishte e përbërë prej 6 anëtarësh ku më i njohur si Florentino Gonzales, 48 vjeç, me makinën e tij “Bentley-n” e tij kaloi nga Belgjika për në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar në një park nëntokësor në Marlin Apartamente, Southwark, për t’u takuar me trafikantët e drogës dhe të bënte shkëmbimin me para.

Shqiptarët, emrat e të cilëve do të lexoni më poshtë, ishin të mirekoordinuar në punët që bënin në shpërndarjen dhe trafikimin e drogës.

Anëtarët e bandës u dënuan sot me:

Florentino Gonzalez– u dënua me 24 vite burg

Armand Cuni– u dënua me 22 vite burg

Edvin Abazi– u dënua me 21 vite burg

Bajram Elezi– u dënua me 8 vite burg

Saimir Byberi– u dënua me 15 vite burg

Jelton Cera– u dënua me 12 vite burg