Është 30 vjeçe, pas saj kanë dalë shumë këngëtare të tjera, të reja, të bukura dhe seksi, por duket se Zaimina nuk e ka ndërmend t’ia lëshojë askujt fronin e superfemrës. Në rubrikën “Retrospektivë”, ne kemi zgjedhur foto të rreth 9 viteve më parë e më pas, kohë kur Zaimina provonte modele të ndryshme flokësh dhe veshje sportive, apo ekstravagante.

Në të gjitha rastet, ajo që mund të thuhet është që Zaimina Vasjari ka pasur tipar dallues sensualitetin, shtuar këtu edhe faktin që trupi i saj ka qenë gjithnjë njëlloj elegant dhe me forma të bukura, ndërsa tiparet, po ato që shohim edhe sot. Ka provuar flokët e verdha, karrotë, të zeza, të shkurtra, gjithnjë me një tualet që i nxjerr në sy tiparet.

Besojmë se për një gjë biem të gjithë dakord, sot Zaimina brune është super dhe ky është “look”-u i saj më i mirë. /Panorama.al/