Policia ka vënë në pranga një person, i cili ka ndihmuar një person nga Durrësi të shpallur në kërkim, që të largohej pa rënë në sy të uniformave blu.

I arrestuari është shtetasi Gj.C., 42 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ai akuzohet se i ka dhënë mundësinë e largimit shtetasit në kërkim A.P., 48 vjeç, banues në Durrës, që ndodhej pasagjer në mjetin e tij.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”, të drejtuar nga 42-vjeçari, në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë.

Ngjarja është regjistruar dje, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e 48-vjeçarit nga Durrësi.