Plagoset një person pasi u rrëzua nga kamioni ku kishte hipur për të punuar.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Maminas, ku personi i aksidentuar ka mbetur shtetasi H.I., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, ai është rrëzuar nga kamioni dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Aktualisht, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u vlerësua si aksidentale.