Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një qytetari në Fier ditën e sotme.
Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se sot në orën 12:20, në lagjen "15 Tetori", shtetasi Sh.D., 49 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Opel" me targa AA 425 IU, ka përplasur motorçikletën tip "Lonçin" me targë FR 466 C, e cila drejtohej nga shtetasi Rr.K., 71 vjeç, banues në Mbrostar.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës.
Shtetasi Sh.D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





