Edhe pse moti gjatë ditëve të javës ka qenë me kthjellime dhe vranësira, në fundjavë nëse keni bërë plane për të shkuar në bregdet mos i anuloni. Do të shijoni rrezet e ngrohta të diellit.
Fundjava do të jetë me diell dhe sidomos e diela, kur temperaturat do të jenë më të larta.
Të shtunën, zonat bregdetare dhe zonat malore do jenë në ndikimin e kthjellimeve. Pasditja vijon në të njëjtat kushte të motit, duke bërë që territori të dominohet nga moti i kthjellët.
Gjatë ditës së diel, do vërehet një rritje temperaturash me 3 gradë, por nuk do të mungojë dhe një erë e lehtë.





