Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e një moti të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobëta e lokale.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, por zonat malore do të kenë edhe vranësira të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke bërë që mëngjeset të mbeten të freskëta, ndërsa mesdita me temperatura deri në 21 gradë C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.
MOTI TË SHTUNËN
Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, por me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat lindore. Gjatë pasdites do të ketë përmirësim të mëtejshëm, ku në zonat malore do të largohen vranësirat, e për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant.





