Një shqiptar 31-vjeçar është gjendur i pajetë në dhomën e hotelit të tij në resortin Alegria, Beacon Hill, në Massachusetts.

Ai kishte të çara të çara të thella në qafë.

Brenda në dhomë u gjet edhe partnerja e tij 27-vjeçare, një vajzë me origjinë latine, e cila po luftonte me vdekjen. Edhe kjo e fundit kishte plagë të mëdha në qafë.

Ajo nuk po jepte shenja jete gjatë transportimit për në qendrën mjekësore të St. Marteen dhe humbi jetën.

Sipas punonjësve të resortit, çifti kishte debatuar ashpër me njëri-tjetrin dhe më pas ishin konfliktuar me sende të mprehta.

Policia është duke kërkuar më shumë detaje rreth ngjarjes dhe e ka lënë të hapur hetimin.

Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur ende nga policia.