Lëvizje e befasishme e Milanit kur festa e rikthimit në Champions, pas shtatë viteve mungesë, është e freskët. Pak minuta para mesnatës së të hënës duke u gdhirë e marta ka zbarkuar në Milano Mike Maignan, portieri i Lille, i saposhpallur kampion i Francës. Gjatë kësaj të hëne, portieri 25-vjeçar do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të lidhet në kontratë me kuqezinjtë.Blerja e “gardianit” francez shtyn Gigio Donnarumman drejt largimit nga Milani, sepse është e vështirë të mendosh se kampioni i saposhpallur i Francez shkon në Serinë A për të qenë portier rezerve.
Po kaq e vështirë të mendosh se drejtuesit kuqezinj kanë vendosur të shpenzojnë 15 milionë euro për ta mbajtur mbrojtësin ekstrem në stol.Me këtë zhvillim të ri, e vështirë të imagjinohet tymi i bardhë në bisedimet për rinovimin e Gigio Donnarummas. Ka distancë të madhe mes ofertës dhe kërkesës, kështu që nuk mund të bëhet asgjë më shumë për t’i afruar palët. Numri 99 është i destinuar të largohet me parametër zero, kështu që Mino Raiola është gati t’ia “dorëzojë” portierin italian ofertuesit më të mirë.
Në “pole” është Juventusi, por vëmendje për Donnarumman kanë edhe PSG dhe Barcelona.Kështu që Maldini dhe Massara vendosën të mos prisnin më, por të përqendroheshin te portieri më i mirë në Ligue 1, i cili festoi suksesin në kampionat të dielën, me fitoren 1-2 ndaj Angers.Pas paradës festive, mbrëmjen e së hënës, në qendër të Lille, me autobusin e hapur, Mike Maignan përgatiti valixhet dhe u nis me një avion privat me destinacion kryeqendrën e Lombardisë, në Itali.





