Pasi ka heshtur për dy muaj duke mohuar përfshirjen në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve, ish-komandoja Ditjon Memlika ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur të tregojë shokët.
Në këtë mënyrë, ai ka fituar statusin e dëshmitarit të drejtësisë në dosjen e Rinasit, çështje për të cilën ka marrë gjithashtu statusin e të penduarit edhe i arrestuari tjetër, Admir Çerpja.
Me dy të penduar në dosjen e 3.2 milionë dollarëve, një pjesë e papërfillshme e të cilave u gjet e groposur në tenxhere, prokurorët po tentojnë të faktojnë rolin e secilit prej 7 të dyshuarve në grup.
Por ish-komandoja Memlika në grabitjen e Rinasit ka pohuar se e kishin angazhuar si informator së bashku me Fatjon Xhyliun, për të sinjalizuar transportin e valutës sapo të dilnin nga banka.
Aktualisht për këtë grup janë në kërkim edhe dy persona të tjerë të konsideruar me role kryesore në grup, Admir Murataj dhe Klement Çala.
Dhe ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda po përpiqet të zbardhë se çfarë grabitjesh të tjera janë realizuar nga grupi, Prokuroria e Tiranës e mbylli dosjen dhe dërgoi si të pandehur në gjykatë 6 policë privatë të cilët do të gjykohen për shpërdorim detyre.
Grabitja e Rinasit, ish-komandoja bashkëpunon me drejtësinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3 shenjat e horoskopit që mund ta gjejnë shpirtin binjak në moshë të pjekur
Vizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me komunitetin shqiptar, ja ku do të mbahet aktiviteti
Shpërthim në një kazermë ushtarake në Bolivi, të paktën dy viktima dhe dhjetëra të plagosur
Përhapja e flakëve në zonën malore në Kukës, izolohet vatra e zjarrit në Zapod





