Trupi gjykues në Colmar të Francës ka marrë vendim që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj tij ka theksuar se gjyqësia franceze po i beson propagandës serbe.

Haradinaj ka filluar të deklarohet pas fjalës së palës mbrojtëse duke thënë se po besohet në propagandën serbe të cilët kanë bërë krime në Kosovë.

“Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviq ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua”, ka thënë Haradinaj, raporton Indeksonline.