Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve dhe marketeve në Durrës, për 3 muaj arriti të vjedhë gjatë natës 7 biznese dhe një banesë. Më në fund, policia e Durrësit e ka zbuluar hajdutin dhe e ka vënë në pranga.

Ai është Marvin (Ardit) Franishta 32 vjeç, banues në Durrës, i cili i kryente vjedhjet gjatë natës në lagje të ndryshme të qytetit.

Specialistët për Krimet kanë dokumentuar me prova 7 vjedhje të bizneseve të dyshuara të kryera nga ana e 32-vjeçarit dhe vjedhjen e 1 banese.

VJEDHJET

Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve të dyshuara të kryera nga shtetasi i mësipërm, gjatë tre muajve, konkretisht:

1. Më datë 06.01.2017, në lagjen nr. 4, Durrës dyshohet se ka vjedhur biznesin (dyqanin)e shtetases R.S. ku ka marrë 10 000 lekë.

2. Më datë 10.01.2017, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (marketin) e shtetases E.Ç. ku ka marrë 100 000 lekë.

3. Më datë 24.01.2017,  në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (marketin) e shtetasit G.V. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.

4. Më datë 27.01.2017,  në lagjen nr. 7,  Durrës, dyshohet se ka  vjedhur biznesin(market) e shtetases A.N. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 50 000 lekë.

5. Më datë 03.02.2017, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (dyqanin) e shtetasit Q.T. ku ka marrë disa paketa cigare dhe 1 000 lekë.

6. Më datë 05.02.2017, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (dyqanin) e shtetasit A.M. ku ka marrë sende të ndryshme.

7. Më datë 25.02.2017, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biznesin (marketin) e shtetases  L.H. ku ka marrë sende të ndryshme me vlerë 130 000 lekë.

8. Më datë 29.03.2017, në lagjen nr. 18/1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit E.Sh.

Në 8 vjedhje që ka realizuar, ai ka arritur të marrë në total rreth 341 000 lekë, përveç sendeve të ndryshme.

Sipas të dhënave policore, mësohet se ai është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.