Prej më shumë se një viti punonjësit e policisë nuk kanë marrë lekët e orëve shtesë të punës.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se oficerët nuk u janë dhënë ende paratë për punën që kanë kryer jashtë orarit, shkruan “Shqiptarja.com”.
Po ashtu, policët e Tiranës nuk kanë marrë pagesën e orëve shtesë prej 1 viti e gjysmë, ndërkohë që policët në rrethe nuk i marrin këto pagesa për më shumë se 3 vjetësh.
Shumica e policëve kanë nga 20-80 orë shtesë në një muaj, për të cilët nuk kanë marrë lekët.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se pagesat për orët shtesë do të jepen në muajt e ardhshëm.
Sipas Ministrisë, pagesat janë vonuar për shkak të procedurave dhe llogaritjeve saktë të orëve të punës. Fondi për orët shtesë të Policëve shkojnë në disa milionë lekë.





