Ashtu si “Facebook Messenger”, edhe “WhatsApp” mund të krijojë mundësinë e shkëmbimit të shumave të vogla të parave.

Aplikacioni në pronësi të Mark Zuckerberg, siç bën të ditur faqja indiane “The Ken”, po mendon të sjellë këtë funksion në Indi brenda 6 muajve të ardhshëm.

“WhatsApp” mund të përdor UPI, një sistem bankar pagese të miratuar nga qeveria indiane, për t’iu dhënë mundësinë përdoruesve të bëjnë pagesa mes tyre thjesht me një dërgim mesazhi. Bëhet fjalë për diçka që ka shumë rëndësi në Indi, ku ky aplikacion ka 200 milionë përdorues.

TechCrunch” bëri të ditur në muajin shkurt se Brian Action, një nga themeluesit e “WhatsApp”, gjatë një vizite në Indi kishte takuar autoritetet dhe pranoi se kompania po fillonte të eksploronte mënyra të reja për të integruar shërbimin e pagesave në çat. “Facebook Messenger” e ka bërë më parë një gjë të tillë dhe për momentin funksionon vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.