Ky që shihni në foto është viktima e ngjarjes tragjike që u regjistrua në famijen Curri në Durrës.
25-vjeçari Ersid Curri sipas policisë, dyshohet se ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Dy viktimat janë gjetur sot rreth orës 12: 15, në banesën ku jetonin në lagjen nr.10, ndërsa dyshohet se krimi është kryer gjatë natës.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri, automatik.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





